Pas humbjes 4-1 ndaj Sevillas, Barcelona mori një lajm që fillimisht shkaktoi shqetësim te tifozët: Marcus Rashford u pa i ulur në fushë në fund të ndeshjes, duke dhënë shenja shqetësuese për një dëmtim. Megjithatë, sipas raportimeve të Diario Sport, gjendja e tij nuk është serioze dhe nuk pritet të shkaktojë mungesë afatgjatë.
Burime pranë klubit katalanas konfirmojnë se bëhet fjalë vetëm për një goditje të lehtë, ndërsa stafi mjekësor do të kryejë ekzaminime shtesë për të siguruar rikuperimin e plotë. Ky është një lajm i madh lehtësimi për Barcelonën, e cila tashmë po përballet me mungesa të rëndësishme si Lamine Yamal, Raphinha, Fermin Lopez dhe Gavi.
Rashford ishte një nga lojtarët më të spikatur të Barcelonës në këtë ndeshje, duke shënuar golin e vetëm të katalanasve. Rikuperimi i tij i shpejtë është thelbësor për Hansi Flick, i cili ka nevojë për të gjitha armët në dispozicion për ndeshjet e ardhshme vendimtare.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
6 Tetor, 2025 21:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.