Real Madrid ka konfirmuar zyrtarisht se mbrojtësi Dean Huijsen ka pësuar një dëmtim në muskujt soleus të këmbës së majtë. Pas testeve mjekësore të kryera këtë javë, stafi mjekësor i klubit madrilen ka bërë të ditur se periudha e rikuperimit do të jetë rreth dy javë.
Kjo do të thotë se Huijsen do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Getafe, por pritet të jetë gati për supersfidën ndaj Barcelonës në “El Clasico” më 26 tetor.
Ky është një tjetër problem për trajnerin Xabi Alonso, i cili tashmë po përballet me mungesa të shumta në repartin mbrojtës, përfshirë Antonio Rüdiger, Dani Carvajal dhe Ferland Mendy. Megjithatë, lajmi i mirë për tifozët është se Huijsen nuk do të mungojë gjatë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri tani.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
8 Tetor, 2025 20:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.