Deco qetëson tifozët: “Barça mund të luajë edhe pa një sulmues tipik”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Tetor, 2025 21:02

Deco qetëson tifozët: “Barça mund të luajë edhe pa një sulmues tipik”

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka folur për të ardhmen e repartit ofensiv të katalanasve, duke theksuar se nuk ka arsye për t’u fiksuar pas transferimit të një sulmuesi të ri.

Në një intervistë për Mundo Deportivo, ai deklaroi se skuadra e Hansi Flick ka alternativa të brendshme dhe se nuk është momenti për të folur për afrime të reja.

“Nuk ka nevojë të jemi të fiksuar pas një ‘9’-shi. Ndoshta është e mundur të luash edhe pa një sulmues tradicional. Ferran mund të luajë si qendërsulmues. PSG fitoi Champions League pa një sulmues tipik”, tha Deco.

Këto fjalë vijnë në një periudhë kur e ardhmja e Robert Lewandowskit është në pikëpyetje, ndërsa emra të mëdhenj si Erling Haaland apo Julian Álvarez janë përfolur si objektiva të mundshëm për vitet e ardhshme. Megjithatë, mesazhi i Decos është i qartë: Barcelona po mendon më shumë për stabilitet dhe zhvillim të brendshëm sesa për blerje të bujshme.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Tetor, 2025 21:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?