Tuchel konfirmon: “Kane nuk luan nesër, por do të jetë gati javën tjetër”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Tetor, 2025 21:13

Tuchel konfirmon: “Kane nuk luan nesër, por do të jetë gati javën tjetër”

Kombëtarja e Anglisë ka marrë një goditje të papritur përpara miqësores ndaj Uellsit. Kapiteni Harry Kane nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme, pasi pësoi një goditje në ndeshjen e fundit me Bayern Munich.

Trajneri Thomas Tuchel konfirmoi mungesën e sulmuesit, duke theksuar se nuk do të rrezikojë shëndetin e tij:

“Harry do të mungojë, ai mori një goditje në ndeshjen e fundit me Bayern. Ishte shumë e dhimbshme për të goditur topin dhe ishte tepër e rrezikshme ta aktivizonim këtë javë. I dhamë kohë të pushojë… dhe jam i bindur se do të jetë gati për ndeshjen kundër Letonisë.”

Kane, golashënuesi më i mirë në historinë e Anglisë, do të mungojë për herë të parë nën drejtimin e Tuchel, por pritet të rikthehet në kohë për sfidën kualifikuese të Botërorit 2026. Në mungesë të tij, pritet që Ollie Watkins ose Marcus Rashford të udhëheqin sulmin e “Tre Luanëve”.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Tetor, 2025 21:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?