Egjipti në Botërorin 2026, Salah dërgon “Faraonët” në Amerikë
Egjipti ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror 2026, pas fitores bindëse 0-3 ndaj Xhibutit në ndeshjen kualifikuese të zhvilluar në Casablanca.
Takimi nuk rezervoi surpriza: fillimisht ishte Ibrahim Adel që zhbllokoi rezultatin, ndërsa më pas Mohamed Salah vulosi gjithçka me një dopietë, duke e çuar Egjiptin drejt Botërorit për herë të katërt në histori.
“Faraonët” kryesojnë Grupin A dhe bëhen skuadra e tretë afrikane që siguron biletën për në SHBA, Kanada dhe Meksikë, pas Marokut dhe Tunizisë.
Ky është Botërori i dytë për Egjiptin në epokën e Salah, i cili tashmë është shndërruar në liderin historik të kombëtares.
Me kualifikimin e Egjiptit, numri i skuadrave të konfirmuara për Botërorin 2026 shkon në 19: Kanada, Meksikë, SHBA (si vende pritëse), Japonia, Zelanda e Re, Irani, Argjentina, Uzbekistani, Korea e Jugut, Jordania, Australia, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Kolumbia, Paraguai, Maroku, Tunizia dhe Egjipti.
Flaka
















