Bruno Fernandes ka mohuar kategorikisht zërat për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Tetor, 2025 20:45

Bruno Fernandes ka mohuar kategorikisht zërat për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit që e lidhin me një kalim në Arabinë Saudite. Mesfushori portugez i ka cilësuar këto raportime si “një skenar të pamundur për t’u imagjinuar”, duke shtuar se nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij jashtë “Old Trafford”.

Më pëlqen të shijoj momentin, dhe për mua gjëja më e rëndësishme është përfaqësimi i kombëtares. Është një burim i madh krenarie”, tha Fernandes gjatë grumbullimit me Portugalinë.

Ai shtoi se nuk mendon për të ardhmen e largët: “Nuk e di as nëse do të luaj nesër, e lëre më të mendoj nëse do të jem jashtë Manchesterit pas një viti. Nuk është diçka që më shqetëson”.

Mesfushori 31-vjeçar theksoi se është i kënaqur me situatën e tij aktuale: “Jam i lumtur aty ku jam tani… përndryshe nuk do të kisha qëndruar”.

Deklaratat e Fernandes vijnë pas raportimeve për një ofertë të majme nga klubet saudite, por portugezi duket i vendosur të vazhdojë aventurën e tij në Premier League dhe të mbetet një figurë kyçe për United dhe kombëtaren.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Tetor, 2025 20:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?