VLEN: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Tetor, 2025 17:15

VLEN: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të koalicionit VLEN në Çair, z. Sabri
Aziri, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve dhe veprimeve të ish-ministrit
Bujar Osmani, duke e cilësuar si një ndër figurat që ka qenë pjesë e
padrejtësive më të mëdha ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në
mesin e të cilave edhe rasti i njohur në opinion si “Monstra”.

“Ka plagë që nuk i mbyll koha. Ka dhimbje që nuk i shëron asnjë fjalë. E
“Monstra” është njëra prej tyre. Një rast që nuk është vetëm pjesë e
dosjeve të gjykatës, por pjesë e jetëve tona e dhimbjes së njerëzve të
zakonshëm që u përballën me një shtet të padrejtë dhe me një sistem që
luante me fatet e tyre. Në vend që të kërkojë falje për gjithçka që ka
bërë, Bujar Osmani sot del përsëri para njerëzve me të njëjtën
arrogancë, jo për t’u kërkuar falje atyre që i mashtroi dhe i la në
baltë, por për t’u kërkuar vota si të mos kishte ndodhur asgjë. Dhe
pastaj ndodhi ajo që ndodh gjithmonë, kur ndonjëri ndihmon në heshtje
regjimin, regjimi e shpërblen në heshtje”, deklaroi Aziri.

Sipas tij, në të njëjtën kohë kur po zhvillohej rasti “Monstra”, emri i
Osmanit ishte përmendur edhe në një tjetër çështje – rastin “Pacienti”,
i cili më pas u zhduk në mënyrë të dyshimtë nga vëmendja e opinionit
publik.

“Në të njëjtën periudhë, një tjetër rast – rasti “Pacienti” e tronditi
opinioni, por emri i Bujar Osmanit thjeshtë u zhduk, sikur dikush ta
kishte fshirë me qëllim. Pa zë. Pa sqarim. Pa përgjegjësi. Asnjë hetim,
asnjë pyetje publike, asnjë ndjesë. Si të mos kishte ekzistuar kurrë. A
ishte kjo rastësi… apo ishte shpërblim për “dëshminë e duhur në momentin
e duhur”? Sot po flas si njeri që e ka përjetuar peshën e padrejtësisë.
Sepse kur një familje përplaset me shtetin dhe shteti hesht, ajo heshtje
është më e rëndë se çdo vendim gjykate”, theksoi Aziri.

Ai shtoi se është e papranueshme që një politikan që ka qenë pjesë e
këtyre padrejtësive të kërkojë sot votën e qytetarëve të Çairit.

“A mund t’i besohet atij që s’e ka kërkuar kurrë faljen? Nuk kam asgjë
për t’i marrë dikujt. Dua vetëm që askush të mos e përjetojë atë që kemi
përjetuar ne. Dua që Çairi ta shikojë me sytë e vet personin që vonë nuk
i bëhet për çairasit sepse ai e ka dëshmuar qartë se Çairin e ka
përdorur vetëm si trampolinë për karrierë politike, me mbi 10 vjet poste
ministrore.Kjo kategori e njerëzve si Bujar Osmani qe aprovon burgosje
te shqiptarëve nuk zgjedh menyra metoda vetëm dhe vetëm ta mbaj
pushtetitn dhe të vijë në pushtet.Kjo më është e pa durueshme dhe kjo më
nuk kalon!” potencoi Zëdhënësi i VLEN-it në Çair, Sabri Aziri

Aziri apeloi që qytetarët e Çairit të mos lejojnë që padrejtësitë e së
kaluarës të përsëriten dhe se koalicioni VLEN përfaqëson ndryshimin dhe
dinjitetin që shqiptarët meritojnë.

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Tetor, 2025 17:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?