Mauro Icardi mund të rikthehet në Serie A
Një nga emrat më të njohur të futbollit italian mund të rikthehet sërish në Serie A. Mauro Icardi, ish-kapiteni i Interit dhe aktualisht lojtar i Galatasaray, është në qendër të vëmendjes së merkatos.
Sipas të përditshmes italiane La Stampa, klubi i Torinos ka nisur kontaktet e para me Galatasarayin për të testuar terrenin rreth një transferimi të mundshëm të 32-vjeçarit. Icardi po kalon një formë të shkëlqyer në Turqi, ku ka shënuar 5 gola në 7 ndeshje këtë sezon, duke treguar se mbetet një sulmues i nivelit të lartë.
Kontrata e tij me klubin turk skadon në qershor 2026, por drejtuesit e Galatasaray po shqyrtojnë mundësinë e shitjes për të ulur shpenzimet dhe për të përfituar financiarisht para se lojtari të largohet si lojtar i lirë. Nga ana tjetër, vetë Icardi ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në futbollin italian, ku ka lënë gjurmë me Interin dhe Sampdorian, duke realizuar mbi 120 gola në Serie A.
Nëse marrëveshja finalizohet, rikthimi i Icardit do të ishte pas pesë vitesh mungesë në elitën italiane, duke sjellë një përforcim të madh për Torinon, që kërkon të rrisë nivelin e skuadrës në sulm.
Ky zhvillim ka ndezur interesin e tifozëve dhe mediave, duke rikthyer kujtimet e dueleve të zjarrta të Icardit në Serie A dhe duke hapur një kapitull të ri të mundshëm në karrierën e tij.
Flaka
















