Real Madrid është optimist për rikuperimin e Trent Alexander-Arnold dhe Dani Carvajal në kohë për El Clásico
Real Madrid ka marrë një lajm inkurajues në prag të El Clásico-s që do të zhvillohet më 22 tetor në “Santiago Bernabéu”. Sipas raportimeve të The Athletic, brenda klubit mbretëror ka një optimist të madh se Trent Alexander-Arnold dhe Dani Carvajal do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Barcelonës.
Të dy lojtarët kishin ngritur shqetësime për shkak dëmtimeve të fundit – Alexander-Arnold me një problem në hamstring gjatë ndeshjes së Champions League kundër Marseille, ndërsa Carvajal me një dëmtim në muskujt e pulpës. Fillimisht u mendua se mungesa e tyre do të ishte e gjatë, por rikuperimi ka ecur më shpejt se parashikohej.
Për trajnerin Xabi Alonso, prania e të dy mbrojtësve është një lajm i madh, pasi mungesat në repartin defensiv kanë qenë një problem i vazhdueshëm këtë sezon. Alexander-Arnold dhe Carvajal kanë ndarë minutat në krahun e djathtë, duke sjellë eksperiencë dhe cilësi të ndryshme në lojën e Real Madrid.
Nëse konfirmohet rikthimi i tyre, kjo do të ishte një shtysë e madhe për Real Madrid, që kërkon të marrë një fitore vendimtare ndaj rivalit historik Barcelona, në një ndeshje që mund të ndikojë drejtpërdrejt në garën për titullin e La Ligës.
Flaka
















