Zidane për Yamal: “Të gjithë e shijojmë kur e shohim duke luajtur”
Legjenda e futbollit botëror dhe ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka dhënë një deklaratë që ka bërë bujë në botën e futbollit. I pyetur se cilët lojtarë e emocionojnë më shumë aktualisht, Zidane nuk përmendi emra si Mbappé apo Haaland, por u ndal te Lamine Yamal, ylli i ri i Barcelonës.
“Pavarësisht nga pozicioni, një lojtar që më emocionon sa herë prek topin është Lamine Yamal. Kundër Interit vitin e kaluar në Champions League, në San Siro, ai i bëri të gjitha vetë.” – tha Zidane për La Gazzetta dello Sport.
Francezi shtoi se pjesa e dytë e Yamal kundër Interit ishte një nga performancat më të jashtëzakonshme që ka parë ndonjëherë: “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Të shohësh dikë me aq kontroll në fushë është e pabesueshme. Të gjithë e shijojmë kur e shohim duke luajtur.”
Këto fjalë kanë bërë jehonë të madhe, pasi vijnë nga një ikonë e futbollit si Zidane, i cili vetë ka qenë simbol i elegancës dhe kontrollit në fushë. Për Yamal, vetëm 18 vjeç, ky është një tjetër vlerësim i madh që konfirmon statusin e tij si një nga talentet më të ndritura të futbollit botëror.
Flaka
















