Gattuso: “Do të marr meritat vetëm nëse kualifikohemi në Botëror, ndryshe largohem nga Italia”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Tetor, 2025 21:52

Gattuso: “Do të marr meritat vetëm nëse kualifikohemi në Botëror, ndryshe largohem nga Italia”

Trajneri i ri i Italisë, Gennaro Gattuso, ka dhënë një deklaratë të fortë pas fillimit të shkëlqyer me kombëtaren “Azzurra”. Pas katër fitoreve radhazi, ku Italia ka shënuar plot 16 gola, Gattuso ka theksuar se objektivi i vetëm është kualifikimi në Kupën e Botës 2026.

Do të marr meritat vetëm nëse arrijmë kualifikimin. Përndryshe, do të largohem nga Italia. Jam tashmë duke jetuar larg, por do të shkoj edhe më tej. Është një ëndërr të jem këtu dhe e ndjej përgjegjësinë e madhe që më është dhënë,” tha Gattuso për Fotbollskanalen.

Ish-mesfushori i Milanit dhe kampion bote më 2006, i cili mori drejtimin e Italisë pas shkarkimit të Luciano Spallettit, ka sjellë një frymë të re në skuadër. Ai pranoi se ka trajnerë më me përvojë se ai, por theksoi se është i vendosur të japë gjithçka për të rikthyer Italinë në majat e futbollit botëror.

Italia, që ka humbur dy Botërorët e fundit (2018 dhe 2022), është aktualisht në garë për një vend në fazën finale të Botërorit 2026, dhe fitorja e fundit ndaj Izraelit ka siguruar pjesëmarrjen në “play-off”.

Deklaratat e Gattusos kanë ngjallur reagime të shumta në Itali, ku tifozët shohin tek ai një figurë të fortë dhe të vendosur për të rikthyer krenarinë e humbur të kombëtares.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Tetor, 2025 21:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?