Çaji i malit dhe shega: kombinimi që forcon zemrën dhe imunitetin
Dy nga produktet më të çmuara të natyrës, çaji i malit dhe shega, kur bashkohen në një çaj të vetëm, shndërrohen në një kombinim të jashtëzakonshëm për shëndetin. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këto dy produkte janë ndër më të pasurat me antioksidantë dhe prej vitesh janë objekt studimesh shkencore për efektet e tyre mbrojtëse ndaj organizmit.
Ky çaj i veçantë ndihmon në:
- Forcimin e zemrës dhe mushkërive
- Lehtësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, reumatizmës dhe artritit
- Rritjen e imunitetit dhe ekuilibrimin e tensionit të gjakut
Shega, me kokrrat e saj të kuqe të pasura me fibra, vitamina dhe minerale, përmban tre lloje polifenolësh që mbrojnë qelizat nga dëmtimet oksidative. Nga ana tjetër, çaji i malit është i njohur për luftimin e mikrobeve, inflamacionit dhe kontraktimeve muskulare, duke qenë një pije tradicionale e shëndetshme në çdo shtëpi shqiptare.
Si të përgatisni çajin e malit me shegë:
- 2 lugë çaji me çaj mali
- 4–6 lugë gjelle me lëng shege
- 2 lugë çaji me kokrra shege
- 1 filxhan e gjysmë ujë të zier
Vendosni çajin e malit në ujë të nxehtë për 3–4 minuta, kullojeni, shtoni lëngun e shegës dhe kokrrat. Pijeni të ngrohtë dhe përfitoni nga shija dhe vlerat e tij të jashtëzakonshme.
Flaka
















