Iñigo Martínez: “Flick më shihte si pjesë kyçe e projektit, por lajmi i largimit tim e befasoi”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Tetor, 2025 14:20

Iñigo Martínez: “Flick më shihte si pjesë kyçe e projektit, por lajmi i largimit tim e befasoi”

Mbrojtësi spanjoll Iñigo Martínez ka folur hapur për largimin e tij nga Barcelona verën e kaluar, duke treguar se si trajneri Hansi Flick reagoi ndaj vendimit të tij. Në një intervistë të fundit, Martínez pranoi se Flick kishte shumë respekt dhe dashuri për të, duke e parë si një element të rëndësishëm jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Flick më konsideronte një pjesë kyçe të planeve të tij. Kur një pjesë e atij puzzle u prish papritur, ishte normale që ai të ndjente dyshime dhe konfuzion,” tha mbrojtësi. Ai shtoi se lajmi e gjeti trajnerin të papërgatitur, pasi e mori vesh vetëm gjatë një udhëtimi me avion, në momentin kur Martínez më në fund vendosi t’ia tregonte.

Spanjolli pranoi se e kishte të vështirë t’i thoshte Flick-ut për vendimin e tij: “Shpesh i thosha vetes ‘do t’ia them nesër’, por nesër vinte dhe unë e shtyja përsëri. Në fund, vendosa t’ia them në avion, dhe normalisht ai u befasua.

Pavarësisht largimit, Martínez theksoi se ende ndihet i lidhur me Barcelonën: “Shumë njerëz thonë se Barça nuk është në një pozicion të mirë, por ne jemi vetëm dy pikë prapa dhe kampionati është shumë i gjatë. Unë ende e them ‘ne’, sepse kam kaluar vite të mrekullueshme aty.

Ky rrëfim i sinqertë i Martínez ka ngjallur reagime të shumta mes tifozëve, duke treguar edhe një herë marrëdhënien e veçantë që lojtari kishte me klubin katalanas dhe trajnerin Flick.

Flaka

766
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Tetor, 2025 14:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
766
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?