Pesë ushqime që ju mbrojnë nga virozat gjatë dimrit
Gjatë vjeshtës dhe dimrit, organizmi përballet me sfida të shumta: ekspozim të reduktuar ndaj diellit, ftohje të shpeshta, mungesë vitaminash dhe aktivitet të kufizuar fizik. Për të përballuar këtë periudhë, ekspertët e ushqyerjes rekomandojnë forcimin e imunitetit përmes ushqimeve të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Mjalti është një farmaci natyrale, i pasur me enzima dhe veti antiseptike, që forcon imunitetin dhe jep energji afatgjatë. Agrumet si portokalli, mandarina dhe limoni janë burime të shkëlqyera të vitaminës C, duke ndihmuar trupin të luftojë ftohjet. Lakra, sidomos ajo turshi, është një probiotik natyral që përmirëson tretjen dhe mbron nga infeksionet. Karrota dhe kungulli ofrojnë beta-karoten, i cili shndërrohet në vitaminë A dhe mbron qelizat nga viruset. Ndërkohë, peshku i detit si salmoni dhe sardelet furnizojnë trupin me omega-3, duke mbrojtur zemrën, trurin dhe duke reduktuar inflamacionin.
Ekspertët këshillojnë që këto ushqime të bëhen pjesë e përditshmërisë, pasi jo vetëm që forcojnë imunitetin, por gjithashtu përmirësojnë humorin dhe energjinë gjatë ditëve të ftohta.
Flaka
















