Paris Saint-Germain ka hyrë në fazën përfundimtare të bisedimeve për rinovimin e kontratës së mbrojtësit William Pacho. Futbollisti 24-vjeçar nga Ekuadori, i cili u transferua në “Parc des Princes” në vitin 2024 nga Eintracht Frankfurt për rreth 40 milionë euro, ka bindur stafin teknik dhe drejtuesit me paraqitjet e tij solide në qendër të mbrojtjes.
Sipas mediave franceze, kontrata e re do të zgjasë deri në vitin 2029, ndërsa paga e tij do të rritet ndjeshëm, duke reflektuar rëndësinë që ka fituar në skuadër. Luis Enrique e sheh Pacho-n si një element të pazëvendësueshëm në repartin defensiv, ndërsa drejtori sportiv Luis Campos ka insistuar për ta mbajtur atë në projektin afatgjatë të klubit.
Pacho është cilësuar nga ekspertët si një nga mbrojtësit më të nënvlerësuar në Europë, falë qetësisë, leximit të lojës dhe aftësisë për të ndalur sulmuesit më të rrezikshëm. Me këtë lëvizje, PSG synon të sigurojë stabilitet në mbrojtje për vitet e ardhshme dhe të ndërtojë një skuadër konkurruese për Champions League.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
16 Tetor, 2025 15:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.