Marcus Rashford: “Barcelona më ka dhënë energji të re – Anglia do të shohë versionin më të mirë timin”
Marcus Rashford po kalon një periudhë rilindjeje në karrierën e tij pas transferimit te Barcelona. Sulmuesi anglez, i cili u bashkua me katalanasit këtë verë pas një periudhe të vështirë te Manchester United, ka treguar formë të shkëlqyer duke u bërë golashënuesi dhe asistuesi kryesor i skuadrës deri më tani.
Në një intervistë për ITV, Rashford u shpreh se ky hap i madh në karrierë i ka dhënë atij një frymë të re:
“Të vija te Barcelona më ka dhënë energji të re, një stil të ri, një vend të ri. Ndihem se ekipi më përshtatet në mënyrë perfekte dhe mund t’i ndihmoj shumë. Është një hap i madh dhe jam optimist.”
Ai shtoi se kjo eksperiencë do të reflektohet edhe te kombëtarja e Anglisë:
“Besoj se Anglia do të shohë versionin më të mirë timin pas këtij transferimi. Ende është herët, por kur të arrij potencialin tim maksimal, do të jem versioni më i mirë i vetes.”
Rashford theksoi se ndjehet i rifreskuar nga ambienti i ri dhe se ende nuk ka arritur kufirin e tij:
“Barça më ka rifreskuar… dhe kisha nevojë për këtë. Jam i lumtur që jam golashënuesi dhe asistuesi kryesor tani, por e di që mund të bëj edhe më mirë. Nuk e kam arritur ende limitin tim.”
Ky është një lajm i madh për tifozët e Barcelonës, të cilët e shohin Rashford si një element kyç për të ardhmen, por edhe për kombëtaren angleze që shpreson të përfitojë nga forma e tij e lartë.
Flaka
















