Mrekullitë e majasë së bukës: Kujdes për trupin dhe natyrën
Kur përmendim majën e bukës, zakonisht na shkon mendja tek buka e freskët apo pica e butë. Por kjo kërpudhë natyrale ka shumë më tepër për të ofruar sesa thjesht gatime të shijshme. Përveç kuzhinës, majaja e bukës mund të përdoret edhe në kujdesin personal dhe kopshtari, duke u kthyer në një ndihmës të vërtetë për shtëpinë.
1. Pastron fytyrën – E pasur me vitaminë B, aminoacide dhe antioksidantë, majaja e bukës ndihmon në pastrimin e thellë të lëkurës dhe rikthen elasticitetin e saj. Një maskë e thjeshtë me maja dhe ujë të vakët i jep fytyrës shkëlqim natyral.
2. Shkëlqen flokët – Falë vitaminës B8, majaja e bukës ushqen rrënjët e flokëve dhe i bën ato më të forta e me shkëlqim. Një tretësirë e thjeshtë me maja dhe ujë të vakët aplikohet në skalp për 30 minuta për rezultate të dukshme.
3. Largon krimbat nga bimët – Për ata që kanë kopshte, majaja është një zgjidhje natyrale kundër insekteve. Një kavanoz me maja, ujë, pak sheqer dhe kripë tërheq krimbat dhe i mban larg bimëve pa përdorur kimikate.
4. Ushqen lulet – Një përzierje me maja, ujë dhe mjaltë ndihmon në tërheqjen e insekteve të mira si bletët, të cilat ndihmojnë në pjalmin dhe mbrojtjen e luleve.
5. Përshpejton plehërimin – Mikroorganizmat e gjallë të majasë ndihmojnë në dekompozimin më të shpejtë të materialeve organike, duke e bërë tokën më pjellore dhe të pasur me lëndë ushqyese.
Pra, majaja e bukës është një aleat i fuqishëm për shëndetin, bukurinë dhe natyrën, duke treguar se përdorimet e saj shkojnë shumë përtej kuzhinës.
Flaka
















