Çfarë ndodh me trupin pas 24, 48 dhe 72 orësh pa gjumë
Mungesa e gjumit nuk është thjesht një bezdi e përditshme, por një rrezik i madh për shëndetin. Sipas ekspertëve, rekordi më i gjatë i qëndrimit pa gjumë është 453 orë e 40 minuta, por Guinness World Records ndaloi regjistrimin e këtij rekordi që prej vitit 1997 për shkak të rreziqeve serioze shëndetësore.
Pas 24 orësh pa gjumë, trupi fillon të tregojë shenja të qarta lodhjeje: përqendrimi bie, kujtesa dobësohet dhe rritet rreziku për gabime apo aksidente.
Pas 36 orësh, çrregullohen hormonet që kontrollojnë oreksin, metabolizmin dhe stresin, ndërsa vendimmarrja bëhet e pasigurt.
Pas 48 orësh, shfaqen “mikrogjumet” – periudha të pavullnetshme gjumi prej disa sekondash, që shoqërohen me konfuzion. Në këtë fazë, sistemi imunitar fillon të dobësohet ndjeshëm.
Pas 72 orësh, situata bëhet kritike: shfaqen halucinacione, iluzione, paranojë dhe psikozë. Edhe detyrat më të thjeshta bëhen të vështira, ndërsa emocionet dalin jashtë kontrollit.
Mjekët theksojnë se mungesa ekstreme e gjumit, edhe pse shumë e rrallë, mund të çojë deri në vdekje. Prandaj, gjumi i rregullt është thelbësor për shëndetin e trurit, trupit dhe mirëqenien e përgjithshme.
Flaka
















