Federata Suedeze e Futbollit ka konfirmuar sot emërimin e Graham Potter si trajner të ri të kombëtares. Pas një periudhe të vështirë në kualifikueset e Botërorit, ku Suedia pësoi tre humbje radhazi, federata vendosi të shkarkojë Jon Dahl Tomasson dhe t’i besojë pankinën teknikut anglez.
Potter, i cili ka drejtuar më parë Chelsea, Brighton dhe së fundmi West Ham, rikthehet në futbollin suedez pas 14 vitesh, aty ku nisi karrierën e tij me klubin e Ostersund. Kontrata e tij është e vlefshme deri në mars, me mundësi rinovimi, ndërsa misioni është i qartë: kualifikimi në Kupën e Botës 2026.
Kombëtarja suedeze, me yje si Alexander Isak dhe Viktor Gyökeres, shpreson që përvoja e Potter në Premier League të sjellë stabilitet dhe rezultate të menjëhershme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Tetor, 2025 17:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.