Modrić: “Leao është një nga më të mirët në botë, ky është Rafa që na duhet”
Luka Modrić ka dhënë një deklaratë të fortë pas rikthimit të Rafael Leaos në formacionin e Milanit, duke e cilësuar sulmuesin portugez si një nga lojtarët më të mirë në botë.
“Leao është vërtet fantastik dhe po prisja të luaja me të. Tani është rikthyer dhe ky është Rafa që na duhet. Një talent i jashtëzakonshëm, për mua një nga më të mirët në botë”, tha mesfushori kroat pas fitores së fundit të Milanit në Serie A.
Leao, i cili kishte munguar për shkak të një dëmtimi, u rikthye me një paraqitje vendimtare, duke shënuar dy gola në fitoren 2-1 ndaj Fiorentinës. Ky rezultat e ngjiti Milanin në krye të tabelës së Serie A, duke treguar edhe një herë rëndësinë e Leaos për skuadrën e Massimiliano Allegrit.
Modrić, i cili iu bashkua Milanit këtë sezon pas një karriere të lavdishme te Real Madrid, ka sjellë eksperiencë dhe lidership në mesfushë, ndërsa bashkëpunimi i tij me Leaon shihet si një nga pikat më të forta të skuadrës.
Ky kombinim i përvojës së Modrić dhe talentit të Leaos shihet si një armë e fuqishme për Milanin në garën për titullin e Serie A dhe suksesin në Champions League.
Flaka
















