PSV – Napoli, Conte: “Nuk kemi frikë, jemi këtu për të rritur ambiciet tona”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Tetor, 2025 17:37

PSV – Napoli, Conte: “Nuk kemi frikë, jemi këtu për të rritur ambiciet tona”

Napoli i Antonio Contes zbret sot në “Philips Stadion” përballë PSV-së, në një sfidë të rëndësishme të fazës së grupeve në Champions League.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri italian theksoi se Champions është një “shkollë” ku Napoli po mëson dhe rritet: “Ambicia jonë është të kuptojmë se ku jemi dhe si po veprojmë në këtë Champions. Vitin e kaluar nuk patëm garë evropiane, ndërsa këtë vit është një udhëtim i ri. Champions duhet të jetë si një shkollë – ne jemi studentë që përvetësojmë mësimet e mjeshtrave dhe shpresojmë t’i tejkalojmë më pas.”

Conte shtoi se skuadra nuk duhet të dekurajohet nga vështirësitë: “Kundër City luajtëm me 10 lojtarë, kundër Sporting mbrojtja nuk funksionoi, por prapë fituam. Është një garë e vështirë, por kemi ambicien të kuptojmë rrugën tonë.”

Napoli vjen pas një fitoreje të rëndësishme ndaj Sportingut, ndërsa PSV kërkon të shfrytëzojë terrenin vendas për të marrë pikë vendimtare.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Tetor, 2025 17:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?