Kenan Yıldız: “Të luash kundër Real Madridit në Bernabeu është ëndërr”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Tetor, 2025 17:56

Kenan Yıldız: “Të luash kundër Real Madridit në Bernabeu është ëndërr”

Sulmuesi i talentuar i Juventusit, Kenan Yıldız, ka folur para ndeshjes së madhe të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, duke treguar emocionet e tij për mundësinë që do të ketë nesër në “Santiago Bernabeu”.

I emocionuar për ndeshjen në Bernabeu? Po, është e mrekullueshme. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Mendoj se është një nga stadiumet më të bukura në botë, të luash atje është një ëndërr e bërë realitet. Të përballesh me një klub të tillë në UCL është thjesht e pabesueshme,” tha Yıldız.

Ky është një moment i veçantë për 20-vjeçarin turk, i cili shihet si një nga talentet më premtues të Juventusit dhe tashmë ka filluar të fitojë zemrat e tifozëve bardhezi. Përballja me Real Madridin është një test i madh për të dhe një mundësi për të treguar potencialin e tij në skenën më të madhe të futbollit evropian.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Tetor, 2025 17:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?