Rashford gati për El Clásico të parë: “Jam këtu për të bërë diferencën”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Tetor, 2025 16:36

Rashford gati për El Clásico të parë: “Jam këtu për të bërë diferencën”

Marcus Rashford është gati për të përjetuar emocionet e para të një El Clásico me fanellën e Barcelonës. Sulmuesi anglez, i cili po kalon një formë të shkëlqyer, foli pas dopietës së tij të fundit, duke theksuar se këto janë ndeshjet për të cilat ai erdhi në “Camp Nou”.

“Është një ndeshje e madhe, një ndeshje gjigante… por të them të drejtën, kjo është arsyeja pse erdha këtu te Barça! Jam këtu për të bërë ndikim në këto lloj ndeshjesh. Jam shumë i emocionuar dhe shpresoj që të fitojmë, do të jap maksimumin tim për këtë,” – tha Rashford.

Me pesë gola dhe pesë asistime këtë sezon, Rashford është bërë një nga pikat më të forta të Barcelonës në repartin ofensiv. Tifozët katalanas shpresojnë që ai të ndjekë gjurmët e legjendave angleze si Gary Lineker, i cili gjithashtu ka lënë gjurmë në përballjet historike ndaj Real Madridit.

“El Clásico” do të luhet këtë fundjavë në “Santiago Bernabéu” dhe pritet të jetë një nga ndeshjet më të zjarrta të sezonit, me Rashfordin që synon të shkëlqejë në derbi.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Tetor, 2025 16:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?