Shurupi natyral që largon kollën brenda 24 orëve – receta e dimrit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Tetor, 2025 20:26

Shurupi natyral që largon kollën brenda 24 orëve – receta e dimrit

Me uljen e temperaturave dhe përhapjen e virozave, shumë qytetarë po i drejtohen qendrave shëndetësore për ndihmë. Mjekët këshillojnë të ushqeheni shëndetshëm, të konsumoni sa më shumë lëngje dhe të visheni trashë, për të mbrojtur trupin nga temperaturat e ulëta dhe komplikimet e gripit.

Receta e shurupit natyral kundër kollës

Ky shurup është i lehtë për t’u përgatitur në shtëpi dhe përbëhet nga:

  • 2 gota ujë
  • 1 qepë
  • 1 limon
  • 2 lugë mjaltë

Përgatitja:

  1. Vini ujin të vlojë.
  2. Priteni qepën në copa të trasha dhe ziejeni për 15 minuta.
  3. Lëreni të qëndrojë për 15 minuta jashtë zjarrit.
  4. Shtoni mjaltin dhe përziejeni derisa të shkrihet.
  5. Shtoni lëngun e limonit të shtrydhur.

Konsumojeni 3 herë në ditë në rastet me kollë dhe ftohje. Efekti është i dukshëm brenda 24 orëve.

Pse funksionon?

  • Qepa ka veti antibakteriale dhe ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.
  • Mjalti zbut fytin dhe ka efekt qetësues.
  • Limoni është i pasur me vitaminë C dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve.

Sipas ekspertëve, ky kombinim është një alternativë natyrale efektive për të lehtësuar simptomat e gripit dhe kollës.

Flaka

119
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Tetor, 2025 20:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
119
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?