Xabi Alonso flet pas barazimit 0-0 ndaj Rayo Vallecano

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Nëntor, 2025 22:14

Xabi Alonso flet pas barazimit 0-0 ndaj Rayo Vallecano

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka komentuar barazimin pa gola të skuadrës së tij ndaj Rayo Vallecano, duke pranuar se ky stadium ka qenë gjithmonë i vështirë për madrilenët. “Ne gjithmonë kemi pasur probleme këtu, dhe këtë vit nuk ishte përjashtim,” tha Alonso pas ndeshjes.

Ai theksoi se La Liga kërkon përqendrim ndeshje pas ndeshjeje, duke shtuar: “Nuk arritëm të fitonim sot. Në pjesën e dytë gjithçka mund të kishte ndodhur. Nuk është çështje emocionale, ne duam të jemi të qëndrueshëm, por sot nuk ishte e mundur.”

Alonso vlerësoi mbrojtjen e skuadrës në pjesën e dytë, duke thënë se intensiteti nuk mungoi, por pranoi se Rayo e bëri lojën të vështirë dhe i detyroi lojtarët e tij të punonin shumë në fazën mbrojtëse.

Sa i përket diskutimeve për krizë, trajneri spanjoll u shpreh i qetë: “E dimë ku jemi. Sezoni është i gjatë dhe ka shumë ndeshje përpara.”

Ky rezultat lë Real Madridin pa fitore në dy ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe për herë të dytë këtë sezon pa triumf në La Liga, duke shtuar presionin mbi skuadrën që synon titullin.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Nëntor, 2025 22:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?