Conte shpërthen pas humbjes: “Napoli nuk ka më shpirt skuadre”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Nëntor, 2025 22:42

Conte shpërthen pas humbjes: “Napoli nuk ka më shpirt skuadre”

Napoli pësoi një tjetër goditje në Serie A, duke u mposhtur 2-0 nga Bologna në “Dall’Ara”. Trajneri Antonio Conte nuk e fshehu zhgënjimin e tij, duke kritikuar hapur mungesën e energjisë dhe entuziazmit te skuadra.

Bologna pati më shumë energji në çdo aspekt. Ata kishin më shumë dëshirë dhe entuziazëm. Ne bëmë vetëm detyrën tonë derisa ndeshja ishte në ekuilibër, por më pas u shkrimë. Duhet të kemi një energji ndryshe,” tha Conte për DAZN.

Ai vlerësoi paraqitjen e Rasmus Hojlund, duke e cilësuar si lojtarin më të mirë të skuadrës në këtë ndeshje, ndërsa pranoi se Napoli po kalon një periudhë të vështirë: “Jam i shqetësuar. Nëse një skuadër pretendente humb pesë ndeshje, do të thotë se diçka nuk po funksionon siç duhet. Vitin e kaluar bëmë diçka të jashtëzakonshme, por tani energjia ka ndryshuar.

Conte mori përsipër përgjegjësinë, por paralajmëroi se problemi nuk është vetëm taktik: “Kur flas për energji, flas për zemër, pasion, entuziazëm. Nuk mund të bësh transplant zemre, ose e ke shpirtin, ose jo. Unë nuk dua të udhëheq një skuadër të vdekur.

Me këtë rezultat, Napoli regjistroi humbjen e pestë këtë sezon, duke rritur presionin mbi trajnerin italian dhe skuadrën që kishte nisur sezonin me ambicie të mëdha.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Nëntor, 2025 22:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?