Mikel Oyarzabal, lojtari më i nënvlerësuar i Spanjës, statistika të jashtëzakonshme
Kombëtarja e Spanjës ka siguruar kualifikimin për Botërorin 2026 falë një tjetër performance të shkëlqyer të Mikel Oyarzabal, i cili shënoi dy gola dhe dha një asist në fitoren 4-0 ndaj Gjeorgjisë. Sulmuesi i Real Sociedad ka qenë vendimtar në ndeshjet e fundit të “La Roja”-s, duke u shndërruar në një nga lojtarët më produktivë të skuadrës.
Statistikat e tij në 8 ndeshjet e fundit me Spanjën janë mbresëlënëse:
- 2 gola ndaj Holandës
- 2 asistime ndaj Francës
- 1 gol ndaj Portugalisë
- 1 gol ndaj Bullgarisë
- 3 asistime ndaj Turqisë
- 1 gol ndaj Gjeorgjisë
- 1 gol ndaj Bullgarisë
- 2 gola dhe 1 asist ndaj Gjeorgjisë
Në total, Oyarzabal ka regjistruar 8 gola dhe 6 asistime në 8 ndeshje konkurruese, duke e bërë atë lojtarin më të suksesshëm ofensiv të Spanjës në këtë periudhë. Pavarësisht formës së jashtëzakonshme, ai shpesh mbetet në hije krahasuar me emra më të bujshëm si Lamine Yamal.
Trajneri Luis de la Fuente e ka cilësuar Oyarzabal si një lojtar kyç për grupin, ndërsa mediat spanjolle e kanë quajtur “heroin e nënvlerësuar” që po e mban Spanjën në rrugën e fitoreve.
Flaka
















