Sylvinho: Krenar për lojtarët, shpresoj t’i kem të gjithë gati në mars
Kombëtarja shqiptare u mund 2-0 nga Anglia në stadiumin “Air Albania”, në një sfidë ku kuqezinjtë treguan rezistencë, por nuk arritën të shmangnin disfatën. Megjithatë, kjo humbje nuk ndikon aspak në rrugëtimin e tyre, pasi me fitoren ndaj Andorrës tre ditë më parë, Shqipëria siguroi për herë të parë kualifikimin në Play-Off-in e Kupës së Botës.
Pas ndeshjes, trajneri Sylvinho u shpreh krenar për skuadrën e tij: “Jam krenar për të gjithë futbollistët e mi. Luajtëm mirë ndaj një ekipi që synon gjysmëfinalen ose finalen e këtij kompeticioni. Një punë e madhe është bërë nga stafi dhe lojtarët. Nga java tjetër do të mendojmë për duelet e marsit dhe shpresoj të kem të gjithë lojtarët gati,” tha braziliani.
Sylvinho vlerësoi progresin e skuadrës dhe theksoi se sfidat e ardhshme në Play-Off do të jenë vendimtare. Ai përmendi se kundërshtarët e mundshëm janë Çekia, Sllovakia, Skocia dhe njëra mes Uellsit ose Islandës, duke shtuar se analizat e detajuara do të fillojnë pas shortit.
Në lidhje me gjendjen e Armando Brojës, trajneri tha se ende nuk ka marrë informacion të plotë mbi dëmtimin e tij, por kur lojtari është në formë, ai mbetet një plus i madh për skuadrën.
Flaka
















