Ibrahima Konaté sqaron situatën e kontratës: “Vendimi im do të merret shumë shpejt”
Mbrojtësi francez i Liverpool-it, Ibrahima Konaté, ka reaguar për thashethemet e fundit rreth kontratës së tij me klubin anglez. Në media është raportuar se “The Reds” i kanë ofruar një marrëveshje të re, por lojtari ka mohuar se një gjë e tillë është konfirmuar.
“Kam parë shumë gjëra në shtyp kohët e fundit, si p.sh. . që Liverpool më ka bërë një ofertë të re. Nuk e di nga vjen kjo. Agjentët e mi po vazhdojnë diskutimet me Liverpool-in. Shpresoj që vendimi im të merret shumë shpejt që ta shpall publikisht,” tha Konaté gjatë një konference për shtyp me kombëtaren franceze.
Konatë ndodhet në vitin e fundit të kontratës së tij pesëvjeçare me Liverpool, të nënshkruar në vitin 2021. Ai është lidhur me interes nga klube të mëdha si Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, ndërsa nga janari 2026 do të ketë të drejtë të nisë bisedime për një marrëveshje paraprake me skuadra jashtë Anglisë.
Pavarësisht pasigurisë, mbrojtësi 26-vjeçar ka qenë një figurë kyçe në mbrojtjen e Liverpool-it, duke kontribuar në sukseset e klubit si në epokën e Jurgen Klopp, ashtu edhe nën drejtimin e Arne Slot.
Flaka
















