Ylli francez Karim Benzema ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Al Ittihad në fund të sezonit. Kontrata e tij skadon në qershor 2026, dhe sipas deklaratave për AS, e ardhmja e tij varet nga shumë faktorë.
“Nuk e di nëse do të largohem nga Al Ittihad apo do të qëndroj… kontrata ime skadon në qershor dhe gjithçka varet nga shumë faktorë. Le të shohim çfarë do të ndodhë vitin tjetër,” tha Benzema.
Sulmuesi 37-vjeçar, i cili u transferua në Arabinë Saudite pas një karriere të lavdishme te Real Madrid, mund të jetë i lirë të zgjedhë destinacionin e tij të ardhshëm në verë. Spekulimet për klubin e radhës janë të shumta, duke përfshirë rikthimin në Evropë ose një aventurë të re jashtë kontinentit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Nëntor, 2025 18:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.