Çka tha gazetari Saliu pas lirimit nga Stacioni Policor në Autokomandë të Shkupit? VIDEO
Pas daljes nga stacioni policor, gazetari Furkan Saliu ka deklaruar se policia i’a ka bastisur veturën pa prezencën e tij, me qëllim, siç tha ai, fshirjen e videove të dhunës. Ai para medieve ka thënë se, armën e ka me leje dhe sipas ligjit
“U publikuan lajme se po bastiset shtëpia ime, që nuk është e vërtet, u publikuan lajme që është gjetur një armë pa u potencuar se ajo armë është me leje dhe dolën edhe ministri sa më treguan, nuk e kam lexuar saktë, më gjykoi me status Facebook, duke thënë se kam sulmuar polic, le ta provojnë, le ta dëshmojnë, unë prej nesër nuk e punoj këtë punë, këtë e tha mes tjerash gazetari Furkan Saliu pasi u lirua nga stacioni i policisë në Autokomandë të Shkupit.
Saliu thotë se nuk ka sulmuar asnjë polic, ndërsa thekson se në mënyrë joligjore i është batisur vetura, me qëllim fshirjen e video incizimeve.
“Pa prezencën time, në veturën time personale kanë bërë bastisje me qëllim që t’i fshijnë videot të arrestimit tim dhe dhunës që kanë përdoru ndaj meje. Dmth pa prezencën time, pa urdhër të gjykatës është hapur vetura që është në emrin tim privat, ku është gjetur arma ime, e tipit Glock, që mburrem që e mbaj me vete, për shkak se në këtë shtet duhet. Arma ka qenë me leje edhe ka qenë sipas ligjit e lënë në gepek, nuk ka pasur as plumba as asgjë”, tha Saliu.
Lexo edhe: Është liruar gazetari Furkan Saliu
Zenku: Arrestimi i kolegut Saliu u bë për shkak të profesionit të tij
Gazetari Saliu prej katër ditësh kishte paralajmëruar arrestimin dhe kërrcënimet nga VMRO-DPMNE
Paraqitet Furkan Saliu nga Stacioni Policor në Autokomandë
Ja si raporton Policia për arrestimin e gazetarit Furkan Saliu!