Është liruar gazetari Furkan Saliu

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Prill, 2024 21:01 Përditësuar

Është liruar gazetari Furkan Saliu

Në këto momente është liruar nga stacioni policor Furkan Saliu, i cili u arrestua sot pasdite, nga policia, gjatë një ndjeshje futbolli.

Gazetari Saliu tha se i gjithë rasti ka ndodhur pas një sulmi që është bërë ndaj një djaloshi. Në prononcim për mediat, gazetari Furkan Saliu tha se arma e tij e gjetur në makinë, është me leje.

“Le ta dëshmojnë se unë kam sulmuar polic dhe unë prej nesër nuk e punojë këtë punë. Le të gjejnë pranga më të mëdha dhe të arrestojnë nëse e dëshmojnë se unë kam sulmuar një polic”, tha Saliu.

Ai tha se ka shumë lëshime dhe do të qojnë këtë punë deri në fund, duke shtuar se ata që e kanë hapur makinën e tij pa leje dhe pa prezencën e tij do të duhet të përgjigjen, si dhe ata që kanë fshirë video.
Furkan Saliu tha se është ushtruar edhe dhunë fizike.

“Po të mos ishte presioni i madh edhe i medieve, ende do të isha këtu sonte, ndoshta edhe në paraburgim”, u shpreh gazetari Furkan Saliu.

Shumë kolegë gazetarë e kanë pritur, para stacionit policor, lirimin e tij. Flaka Media

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Prill, 2024 21:01 Përditësuar