Negociatat e Neymar me Santos avancojnë, por Flamengo përgatit goditjen e madhe
Bisedimet për rinovimin e kontratës së Neymar me klubin e tij të fëmijërisë, Santos FC, raportohet se ndodhen në një fazë mjaft të avancuar, por rivali Flamengo po monitoron situatën dhe mund të përpiqet ta ‘prishë’ marrëveshjen për sezonin 2026.
33‑vjeçari, i cili ka luajtur një rol kyç në mbijetesën e Santos në sezonin e fundit të Serie A braziliane, është ende pa kontratë të vlefshme pasi marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të dhjetorit.
Raportet nga ESPN thonë se klubi dhe palët e Neymarit, përfshirë babanë dhe agjentin e tij, kanë gjetur një dakordësi për një kontratë të re që do ta mbajë atë në Vila Belmiro deri pas Kupës së Botës 2026, por asgjë nuk është zyrtarizuar ende.
Ndërkohë, pasi ndihmoi Santos të mbante vendin e tij në elitë dhe qëndroi në fushë edhe me një lëndim në gju, e ardhmja e Neymar mbetet e pasigurt. Flamengo, kampionët aktualë të kampionatit brazilian, dëshirojnë ta sjellin yllin brazilian në skuadër dhe disa lojtarë të klubit thuhet se po e nxisin drejtuesit të nisin ofertë zyrtare.
Futbollistit brazilian i pritet gjithashtu një ndërhyrje në gju para sezonit të ri, ndërsa ai synon të rikthejë formën e tij para turneut të madh ndërkombëtar.
Flaka
















