Tifozët e Trabzonspor: “Le të mbledhim paratë për Ernest Muçin!”
Futbollisti shqiptar Ernest Muçi po përjeton një moment të artë te Trabzonspor, ku performancat e tij bindëse dhe goli pas goli e kanë bërë atë shpejt një nga lojtarët më të dashur të tifozëve. Sulmuesi ka shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit me klubin turk, duke fituar besimin dhe zemrat e mbështetësve të skuadrës.
Entuziazmi ka arritur një nivel të tillë sa Hasan Bahadir, presidenti i shoqatës së tifozëve të Trabzonspor, ka bërë një thirrje të veçantë: ai ka propozuar që vetë tifozët të mbledhin fondet për të blerë kartonin e Muçit nga Beşiktaş, e cila kushton rreth 8.5 milionë euro. Sipas tij, një nismë e tillë — e quajtur “transferim tifozësh” — do t’i përkiste komunitetit dhe jo vetëm një kontrate standarde klubit.
“Përkatësia nuk lidhet gjithmonë me një firmë në kontratë, por me sjelljen në fushë. Ai festoi golat sepse i ndjeu vërtet, ngriti duart sepse e ndien se kjo tribunë i përket atij,” është shprehur Bahadir, duke vlerësuar lidhjen e fortë mes Muçit dhe mbështetësve.
Ernest Muçi është transferuar te Trabzonspor me huazim nga Beşiktaş, me një opsion blerjeje përfundimisht që mund të aktivizohet në fund të sezonit. Performanca e tij e jashtëzakonshme ka bërë që shumë tifozë të mendojnë seriozisht për këtë nismë unike, e cila do ta siguronte lojtarin e tyre të preferuar për periudhën afatgjatë.
Flaka
















