Mesfushori i Barcelonës, Fermín Lopez, ka dhënë një intervistë ku shpreh besimin e tij se ekipi është i përgatitur për të fituar Champions League këtë sezon.
Lopez u shpreh për momentet e vështira të ekipit:
“Humbjet në El Clásico dhe në Londër ishin pika kthese për skuadrën. Janë ndeshje që mund t’i humbasësh, dhe është e vërtetë që nuk ishim në nivelin tonë më të mirë…”
Megjithatë, ai theksoi se që nga ato momente, Barcelona ka rikuperuar:
“Ekipi ka bërë një hap përpara dhe është rikthyer në formën e vitit të kaluar. Jemi në një seri shumë të mirë dhe shpresojmë që të vazhdojë deri në fund.”
Fermín Lopez gjithashtu foli për ambiciet personale dhe të klubit:
“Jemi shumë konkurrues dhe do të përpiqemi sërish për Champions League. Ka ende një rrugë të gjatë, por e marrim hap pas hapi dhe duam të arrijmë finalen dhe ta fitojmë. Shpresoj që të ndodhë. Kjo është ëndrra jonë, qëllimi ynë i madh.”
Lopez konfirmoi gjithashtu dëshirën e tij të qëndrojë te Barça në të ardhmen, duke e konsideruar klubin pjesë të rëndësishme të karrierës së tij.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Dhjetor, 2025 21:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.