Harry Kane thyen rekord historik te Bayern Munich
Sulmuesi anglez, Harry Kane, po përjeton një nga sezonet më të mira të karrierës së tij dhe vazhdon të shkruajë historinë me fanellën e Bayern Munich. Kane ka thyer një rekord 15-vjeçar të Arjen Robben, duke u bërë lojtari më i shpejtë në historinë e klubit bavarez që arrin 100 kontribute për gola në Bundesliga.
Ky rekord u arrit në sfidën e fundit kundër Heidenheim, duke kaluar kuotën e 100 kontributeve për gola në kampionatin gjerman. Në total, Kane ka regjistruar 81 gola dhe 22 asistime në Bundesligë, dhe i ka arritur këto shifra në vetëm 78 ndeshje, duke lënë pas Arjen Robben, i cili kishte nevojë për 119 paraqitje për të prekur të njëjtin objektiv.
Ky sukses i Kane është pjesë e një sezoni mbresëlënës: në 25 paraqitjet e këtij sezoni në të gjitha kompeticionet, ai ka realizuar 30 gola dhe 3 asistime, me një mesatare prej rreth 1.2 golash për ndeshje. Bayern Munich vazhdon të mbetet pretendenti kryesor për titullin kampion në Gjermani, duke krijuar një distancë të konsiderueshme nga rivalët si Leipzig dhe Borussia Dortmund.
Harry Kane po udhëheq sulmin e Bayernit me performanca të jashtëzakonshme, duke treguar përherë se është një nga sulmuesit më të mëdhenj në futbollin europian.
Flaka
















