Viti 2025 mban emrin e Ousmane Dembélé në futbollin botëror. Sulmuesi francez fitoi Topin e Artë në shtator dhe pak ditë më parë çmimin FIFA The Best, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain, ku ishte një nga lojtarët kyç në fitoren e tripletës së trofeve të klubit.
Edhe pse kontrata e tij me PSG skadon në 2028, klubi ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas gazetës franceze Le Parisien, drejtuesit e klubit, duke përfshirë Al Khelaifi, kanë vendosur një strategji të re financiare: paga bazë më e ulët në këmbim të bonuseve më të larta për performancën e futbollistëve.
Ky kusht mund të krijojë pengesa në bisedimet me Dembélé, i cili ka pasur probleme me dëmtimet, një situatë e ngjashme me atë të Gianluigi Donnarumma, që përfundoi duke u larguar drejt Manchester City. PSG synon të ruajë lojtarët kryesorë, por sfidat financiare dhe dëmtimet mund të ndikojnë në marrëveshjet e rinovimit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Dhjetor, 2025 23:54 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.