Benzema–Endrick, lidhja që ndikoi në transferimin te Olympique Lyon
Kalimi i Endrick te Olympique Lyon nuk ka qenë një zgjedhje e rastësishme. Talenti brazilian ka refuzuar të negociojë me klube të tjera, duke e parë ekipin francez si destinacionin ideal për zhvillimin e tij, dhe një nga arsyet kryesore ka qenë lidhja emocionale me Karim Benzeman.
Sipas burimeve pranë lojtarit, Endrick është ndikuar ndjeshëm nga historia e Benzemas te Lyon, një klub ku sulmuesi francez shpërtheu në skenën evropiane. Vetë Benzema ka reaguar pozitivisht ndaj lëvizjes së Endrick, duke pëlqyer postimet në Instagram dhe duke lënë një koment entuziast “Vamooooos” në rrjetet sociale, gjë që ka rritur edhe më shumë zhurmën rreth këtij transferimi.
“I jam një numër 9, por me shpirt të një numri 10… dhe më ka pëlqyer shumë të shikoja video të Benzemas te Lyon”, ka deklaruar Endrick, duke pranuar hapur ndikimin që ka pasur ish-sulmuesi i Real Madridit në formimin e tij si futbollist.
Transferimi i Endrick te Lyon shihet si një hap i rëndësishëm për karrierën e tij, ndërsa tifozët francezë tashmë kanë pritshmëri të larta nga talenti brazilian, i cili konsiderohet si një nga sulmuesit më premtues të brezit të tij.
Flaka
















