Toni Kroos mbush 36 vjeç – arkitekti i lojës dhe një legjendë e futbollit botëror
Një nga mesfushorët më të mëdhenj në historinë e futbollit modern, Toni Kroos, feston sot 36-vjetorin e lindjes, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme trofesh, performancesh dhe ndikimi në lojë.
I njohur për qetësinë, inteligjencën taktike dhe pasimet precize, Kroos është përshkruar shpesh si lojtari ideal për të kontrolluar ritmin e një ndeshjeje. “Nëse do të mund të firmosje një lojtar për të kontrolluar lojën, ai do të ishte”, është një nga vlerësimet më domethënëse për gjermanin legjendar.
Karriera e tij është e mbushur me suksese madhore, përfshirë Kupën e Botës me Gjermaninë, si dhe një dominim historik në nivel klubesh me Real Madridin dhe më herët me Bayern Munichun. Me gjashtë trofe të Ligës së Kampionëve dhe dhjetëra tituj të tjerë, Kroos mbetet një simbol i qëndrueshmërisë dhe klasit të lartë në futboll.
Palmarësi i tij përfshin:
- 1 Kupë Bote
- 6 Liga të Kampionëve
- 4 La Liga
- 1 Kupë të Mbretit
- 3 Bundesliga
- 5 Botërorë Klubesh
- 2 DFB-Pokal
- 1 Superkupë e Gjermanisë
- 3 Superkupa të UEFA-s
- 4 Superkupa të Spanjës
Një karrierë që flet vetë dhe një futbollist që do të mbahet mend si i papërsëritshëm.
Flaka
















