I PASHMANGSHËM: João Cancelo shumë pranë rikthimit te Barcelona

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Janar, 2026 19:17

I PASHMANGSHËM: João Cancelo shumë pranë rikthimit te Barcelona

Rikthimi i João Cancelos te Barcelona po konsiderohet i pashmangshëm. Klubi katalanas ka dërguar ofertën zyrtare drejt Al Hilal, e cila tashmë është pranuar në mënyrë formale nga klubi saudit, sipas burimeve pranë lojtarit.

Në kampin e Cancelos ekziston optimizëm i madh se Al Hilal pritet ta pranojë propozimin, duke i hapur rrugë finalizimit të marrëveshjes në një kohë shumë të shkurtër. Mbrojtësi portugez e ka bërë të qartë dëshirën e tij, duke i dhënë prioritet total rikthimit te Barcelona.

Cancelo ka refuzuar ose ka lënë në pritje opsione të tjera, duke qenë i fokusuar vetëm te rikthimi në “Camp Nou”, aty ku la një përshtypje shumë pozitive gjatë periudhës së tij të mëparshme.

Tashmë mbetet vetëm mbyllja e detajeve finale mes klubeve, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes pritet shumë shpejt, me Cancelon që është një hap larg veshjes sërish të fanellës blaugrana.

Flaka

97
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Janar, 2026 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
97
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?