Zakone të këqija në punë që rrezikojnë shëndetin tuaj
Shumë prej nesh i bëjnë pa e kuptuar disa zakone të këqija në punë, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin fizik dhe mendor. Shpesh dëshira për të avancuar më shpejt në karrierë na bën të anashkalojmë kujdesin për trupin dhe mirëqenien tonë. Ekspertët paralajmërojnë se disa zakone të përditshme mund të kenë pasoja afatgjata, prandaj është e rëndësishme t’i identifikoni dhe të bëni ndryshime.
Disa nga zakonet më të zakonshme që ndikojnë negativisht në shëndet janë:
- Të mos konsumoni mëngjesin – rrit lodhjen dhe ul koncentrimin
- Qëndrimi ulur për orë të gjata – dëmton shpinën, qafën dhe qarkullimin e gjakut
- Pozicione të gabuara në punë – mund të shkaktojnë dhimbje muskulore dhe posturale
- Mbështetja e fytyrës në duar – sjell tension në qafë dhe shpinë
- Mungesa e qarkullimit të ajrit në zyrë – përkeqëson përqendrimin dhe energjinë
- Qëndrimi këmbë mbi këmbë – pengon qarkullimin e gjakut
- Fërkimi i syve – mund të irritojë dhe dëmtojë sytë
- Kalimi i pushimit të drekës mbi tryezë – shton stres dhe ndikon në tretje
- Puna gjatë natës – prish ritmin cirkadian dhe shëndetin mendor
- Mbajtja e dorës gjatë kohës së gjatë mbi “mouse” – mund të shkaktojë dhimbje dhe sindromë të tunelit karpal
- Ngarkimi tepër me punë – rrit stresin dhe rrezikun për sëmundje kronike
Ekspertët rekomandojnë të bëni pushime të shpeshta, të mbani pozicione të shëndetshme, të konsumoni ushqim të balancuar dhe të ruani një ritëm pune që nuk dëmton trupin. Kujdesi ndaj shëndetit tuaj është i rëndësishëm për performancë të qëndrueshme dhe mirëqenie afatgjatë.
Flaka


















