Vetëm dy porcione mishi i kuq në javë rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 me 62%
Një studim i ri i kryer nga Harvard University zbuloi se konsumimi i vetëm dy porcioneve të mishit të kuq, të përpunuar ose të papërpunuar, në javë mund të rrisë rrezikun për diabetin e tipit 2 me 62 për qind.
Autori kryesor i studimit, Xiao Gu, një studiues postdoktoral i Harvardit, shpjegoi:
“Një rritje modeste, por statistikisht domethënëse e rrezikut u pa edhe me dy racione mishi të kuq në javë, dhe rreziku vazhdoi të rritet me konsum më të lartë.”
Studimi u bazua në të dhënat e afro 217,000 pjesëmarrësve nga Studimi i Shëndetit të Infermierëve dhe Studimi Pasues i Profesionistëve Shëndetësorë, të cilët u ndoqën deri në 36 vjet. Gjatë kësaj periudhe, mbi 22,000 pjesëmarrës zhvilluan diabet të tipit 2.
Ekspertët shpjegojnë se mishi i kuq i përpunuar dhe i papërpunuar përmban yndyrna të ngopura dhe hekur hem, të cilat mund të rrisin stresin oksidativ, të dëmtojnë funksionin e qelizave beta dhe të shkaktojnë rezistencë ndaj insulinës. Për mishin e përpunuar, gjithashtu përmendet përmbajtja e lartë e nitrateve dhe nënprodukteve të tyre, të cilat mund të përkeqësojnë funksionin e qelizave.
Studimi sugjeron gjithashtu mënyra për të ulur rrezikun:
- Zëvendësimi i një porcioni të përditshëm të mishit të kuq me proteinë bimore (si arra ose bishtajore) mund të ulë rrezikun për diabet me 30%.
- Zëvendësimi me një porcioni qumështi mund të ulë rrezikun me 22%.
Gu rekomandon konsum të moderuar të mishit të kuq dhe integrimin e proteinave më të shëndetshme për të reduktuar mundësinë e zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Flaka


















