Ekspertët zbulojnë sekretin për një frigorifer pa erë të keqe
Aromat e pakëndshme në frigorifer janë një problem i zakonshëm në shumë shtëpi, sidomos për shkak të përzierjes së ushqimeve të ndryshme dhe produkteve që mund të prishen. Një influencuese e pastrimit, Georgia, ka ndarë një zgjidhje të thjeshtë dhe natyrale për eliminimin e tyre.
Në një video të publikuar në TikTok, ajo shpjegoi se sekreti qëndron tek soda e bukës. Sipas saj, mjafton të vendoset një sasi e bollshme bikarbonat sode në një tas dhe të lihet brenda në frigorifer.
“Për të larguar çdo erë të pakëndshme nga frigoriferi, përdorni bikarbonat sode dhe ai do të përthithë të gjithë aromën e keqe”, tha ajo.
Soda e bukës konsiderohet një nga zgjidhjet natyrale më efektive për pastrimin e shtëpisë. Si substancë alkaline, ajo neutralizon aromat acide përmes një reaksioni kimik që ndryshon nivelin e pH-së, duke çliruar përbërës me erë më të lehtë dhe më të pranueshme. Në këtë mënyrë, ajo vepron si një deodorant natyral, i ngjashëm me shumë freskues ajri komercialë.
Ekspertët e KitchenAid theksojnë se, në varësi të burimit të erës, mund të duhen deri në tre ditë që aroma të zhduket plotësisht. Ata rekomandojnë që soda e bukës të zëvendësohet rregullisht për të ruajtur efektivitetin.
Ndërkohë, edhe Martha Stewart sugjeron alternativa të tjera natyrale për eliminimin e aromave të këqija, si qymyri aktiv, uthulla, limonët dhe llumi i kafesë.
Ekspertët këshillojnë gjithashtu që frigoriferi të pastrohet rregullisht dhe ushqimet e prishura të hiqen menjëherë, për të shmangur krijimin e aromave të pakëndshme.
Flaka
















