Dieta që ngadalëson plakjen e trurit dhe mban kujtesën aktive
Përveç humbjes së peshës dhe mbrojtjes së trupit, zgjedhjet e duhura ushqimore mund të jenë çelësi për shëndetin mendor dhe trurin tuaj. Një nga dietat më të rekomanduara për këtë është Dieta MIND, e cila kombinon parimet e dietetës mesdhetare dhe DASH për të përmirësuar shëndetin njohës dhe për të ngadalësuar rënien e funksioneve mendore.
Dieta fokusohet në ushqime me bazë bimore, duke përfshirë manaferrat, perimet me gjethe jeshile, bajamet, qiqrat, dhe drithërat integrale. Ushqime të tilla kanë treguar se reduktojnë inflamacionin dhe stresin oksidativ, dy faktorë kryesorë që ndikojnë në plakjen njohëse.
Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e boronicave, luleshtrydheve dhe manave mund të vonojë plakjen njohëse deri në 2.5 vjet. Përdorimi i dietës MIND gjithashtu përfshin proteina të shëndetshme, si salmoni, tuna dhe pula, të cilat mbajnë trurin aktiv dhe trupin të shëndetshëm.
Shembull plani 3-ditor:
- Dita 1: Smoothie me luleshtrydhe dhe banane për mëngjes, sanduiç me pulë në bukë integrale për drekë, quinoa me speca dhe hamburger me mish gjeldeti për darkë.
- Dita 2: Fritata me spinaq dhe domate qershi për mëngjes, sallatë me qiqra dhe perime për drekë, makarona integrale me pulë dhe brokoli për darkë.
- Dita 3: Bollgur me qumësht bajamesh dhe boronica për mëngjes, salmon i skarë me spinaq dhe oriz të kaftë për drekë, sallatë me spinaq, luleshtrydhe dhe qiqra për darkë.
Ekspertët rekomandojnë që ushqimet e pasura me antioksidantë, fibra dhe proteina të shëndetshme të jenë pjesë e dietës tuaj të përditshme për të ruajtur funksionin njohës dhe shëndetin mendor.
Flaka
















