A duhet larë orizi para gatimit? Ja çfarë thonë ekspertët

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Shtator, 2025 19:57

A duhet larë orizi para gatimit? Ja çfarë thonë ekspertët

Prej dekadash, amvisat shqiptare e kishin zakon të shpëlanin orizin me ujë të ftohtë përpara gatimit. Me kalimin e kohës dhe ndryshimin e zakoneve ushqimore, kjo praktikë nisi të harrohej, duke u konsideruar nga disa si e panevojshme. Por ekspertët thonë se larja e orizit është një hap i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e gatimit.

Sipas tyre, shpëlarja e orizit largon papastërtitë e akumuluara gjatë paketimit dhe eliminon niseshten që mbulon kokrrat, duke parandaluar ngjitjen e tyre gjatë zierjes. Ky proces është veçanërisht i rëndësishëm për orizin kokërr gjatë, pasi ndihmon që pilafi të shkërmoqet dhe të jetë më i lehtë për t’u konsumuar.

Megjithatë, ky rregull nuk vlen për gatime si rizotoja, ku kremoziteti i saj vjen pikërisht nga niseshteja e kokrrave. Përveç kësaj, disa studime kanë treguar se në disa paketime orizi mund të gjendet edhe pluhur shkumësi, i cili përdoret për të parandaluar lagështinë. Edhe pse nuk është i rrezikshëm për shëndetin, ekspertët sugjerojnë që larja e orizit është një mënyrë e thjeshtë për ta eliminuar atë.

Nga ana tjetër, për orizin e bardhë, i cili është i përpunuar dhe i zhveshur nga shumica e ushqyesve, shpëlarja nuk ndikon shumë në vlerat ushqyese, por mbetet e rëndësishme për pastërtinë dhe cilësinë e gatimit.

Flaka

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Shtator, 2025 19:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?