A duhet të kemi frikë nga dielli? Ja çfarë thonë ekspertët
Ndërsa vera sjell ditë të gjata dhe rreze të ngrohta, shumë njerëz shqetësohen për efektet e ekspozimit të tepërt në diell. Por sipas mjekes amerikane Dr. Lucy McBride, qasja ekstreme “mos dilni pa SPF 50” mund të jetë e tepruar. Ajo thekson se ekspozimi i moderuar dhe i kujdesshëm ndaj diellit mund të sjellë përfitime të papritura për shëndetin.
Përfitimet e ekspozimit në diell
- Ulje e presionit të gjakut – studimet tregojnë se rrezet e diellit ndihmojnë në relaksimin e enëve të gjakut.
- Parandalim i sëmundjeve të zemrës – ekspozimi i moderuar është lidhur me funksion më të mirë kardiovaskular.
- Përmirësim i sistemit imunitar – rrezet UVB ndihmojnë në ndërtimin e një sistemi mbrojtës më të fortë.
- Mbrojtje e sistemit nervor qendror – sipas studiuesve gjermanë, dielli ndikon pozitivisht në funksionin neurologjik.
Rreziqet e ekspozimit të tepërt
- Dëmtim i lëkurës – çdo nxirje është shenjë e dëmtimit të qelizave.
- Helmim nga dielli – djegiet e rënda mund të shkaktojnë flluska dhe infeksione.
- Kancer i lëkurës – melanoma mbetet forma më e zakonshme e kancerit në SHBA, me rreth 20 viktima në ditë.
Rekomandime për mbrojtje:
- Përdorni krem mbrojtës me SPF 30+
- Shmangni ekspozimin direkt nga ora 10:00–16:00
- Vishni rroba mbrojtëse dhe kapelë me strehë të gjerë
- Hidratohuni rregullisht
Flaka
















