A po merr fund “dashuria” e Vjosës dhe Albinit?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 20:33

A po merr fund “dashuria” e Vjosës dhe Albinit?

Shkruan: Faton Mehmeti

Tensionet në aeroportin e Shkupit me 1 gusht mes presidentes Osmani dhe stafit të aeroportit është skandal që i bëhet jo Vjosa Osmanit por Kosovës. Ky rast shpalosi dallimet tani e një kohë mes presidentes dhe kryeministrit. Është normale të ketë dallime, megjithatë duket se rast pas rasti po dalin në pah disa dallime. Pas rastit të presidentes, kryeministri Kurti gjatë vizitës se në Shkup tha se rasti i takon organeve hetuese dhe nuk duhet polemizuar.

Ndërkohë kryeministri, Hristijan Mickoski tha se incidenti nuk do t’i prish raportet mes dy vendeve, por në të kundërtën do t’i ofron edhe më shumë. Krejt ky reagim nuk e kënaqi presidentes e cila u shpreh e dëshpëruar me reagimin e Kurtit dhe Mickoskit.

Jo vetëm me Kurtin, edhe vet ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka theksuar se pavarësisht se raportet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani janë të mira, ka dallime. Këto deklaratat i bëri pas mos koordinimit rreth letrës dërguar në Këshill të Evropës. Edhe pse ministrja konsideron nuk ka nevojë që gjithmonë krerët e shtetit të pajtohen 100 për qind për të gjitha temat. Megjithatë ajo thekson se të gjitha dallimet janë të tejkalueshme dhe se një gjë e tillë është normale për një vend demokratik. Plotësisht me vend, edhe kështu duhet të jetë pa nevojën e madhe të hiperbolizimit të situatës.

Si asnjëherë tjetër duket se situata është më ndryshe, deputetët e Guxo kanë nisur mobilizimin ndaj presidentes, derisa deputetët e VV në përgjithësi kanë qëndruar të heshtur. Situata po merr përmasa partiake, duke dalë nga kostumi institucional. Me afrimin e zgjedhjeve do të shihet a janë dallim brenda suazave normale apo kanë kaluar përtej mundësisë së rikuperimit të tyre. Opozita rri e bën sehir me shpresën se dallimet do largojnë VV dhe GUXO nga bashkëpunimi në zgjedhjet e ardhshme.

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 20:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?