Aksident i rëndë në Tetovë–Jazhincë, një i lënduar rëndë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Prill, 2026 20:54

Aksident i rëndë në Tetovë–Jazhincë, një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, ku një 44-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, aksidenti ka ndodhur më 16.04.2026 rreth orës 06:40 në kryqëzimin e rrugës rajonale Tetovë – Jazhincë me rrugën lokale për në fshatin Tearcë.

Në aksident janë përfshirë një automjet udhëtarësh “Peugeot” me targa të Tetovës, i drejtuar nga H.M. (44) nga fshati Tearcë, dhe një minibus “Citroen” në pronësi të MPB-së, i drejtuar nga D.S. (49) nga fshati Jegunoc.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i “Peugeot”-it ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi hetimor i SPB Tetovë, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Flaka

1163
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Prill, 2026 20:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1163
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?