Aksion policor në një lokal pranë rrugës Tetovë-Gostivar – ndalohen pesë shtetase të huaja
Sot (03.05.2025), në periudhën nga ora 00:20 deri në 02:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë realizuan një kontroll aksionar në një lokal gastronomik të vendosur përgjatë rrugës Tetovë-Gostivar.
“Sot (03.05.2025), në periudhën nga ora 00:20 deri në 02:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë realizuan një kontroll në një lokal gastronomik të vendosur përgjatë rrugës Tetovë-Gostivar. Gjatë kontrollit, për shkak të shkeljes së qëndrimit turistik, respektivisht qëndrimit në vend në kundërshtim me qëllimin e deklaruar, u ndaluan pesë shtetase të huaja nga Ukraina, Serbia dhe Shqipëria, të moshës nga 28 deri në 37 vjeç. Të njëjtat u ndaluan në stacionin policor për procedura të mëtejshme ligjore”, thuhet në komunikatën e MBP-së.