David Alaba pritet të largohet nga Real Madrid, me klubin që do të lirojë rreth 25 milionë euro bruto në buxhetin e pagave.
Sipas raportimeve nga Diario AS, mbrojtësi austriak nuk do të marrë rinovim kontrate, duke shënuar fundin e një periudhe në “Bernabéu”.
Alaba kishte përfituar një pagë të lartë që në momentin e ardhjes te Real Madridi, duke “trashëguar” strukturën e pagës së Sergio Ramos, por minutazhi i tij në fushë ka qenë shumë i kufizuar.
Në dy sezonet e fundit, ai ka luajtur më pak se 1000 minuta në total, kryesisht për shkak të dëmtimeve të përsëritura.
Vendimi për mosrinovim shihet si pjesë e planit të klubit për të ulur kostot dhe për të rinovuar skuadrën në repartin e mbrojtjes.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
7 Maj, 2026 22:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.